Katër muajt fatal për Vetëvendosjen! Bilanci: Minus 13 deputetë dhe 2 kryetarë komunash

Tashmë janë bërë katër muaj që nga fillimi i ndarjes haptas së Lëvizjes Vetëvendosjes, me ditën e sotme që i dha epilog kësaj përçarje, që sado që u tentua të zbutej nga disa akterë brenda Vetëvendosjes, po duket se çarja ka qenë më e thellë se që ata mund të intervenonin.

Lajme

14/03/2018 17:29

Dita e sotme shënoi fillimin e një grupi të ri parlamentar që  do të përbëhet nga 12 deputetë të Vetëvendosjes të cilët paraprakisht ishin deklaruar të pakënaqur me udhëheqjen dhe mënyrën e funksionimit të Lëvizjes, shkruan lajmi.net.

Mirëpo kjo s’ishte pasoja e vetme e Vetëvendosjes, përveq që mbeti pa 13 deputetë në Kuvend, duke përfshirë edhe rikthimin e Donika Kadajt sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ajo mbeti edhe pa dy kryetarë komunash, pa Kryeqytetin e Shpend Ahmetit, e pa Kamenicën e Qëndron Kastratit, të cilët përfundimisht lanë Vetëvendosjen.

Përçarjet fillimisht kishin dalë në pah që nga publikimi i bisedave mes disa deputetëve të Vetëvendosjes dhe Aida Dërgutit, ku kjo e fundit kishte përdorur edhe fjalë fyese ndaj Kryetarit të këtij subjekti, Albin Kurtit.

Situata në Vetëvendosje kulmoi në debatin ku ishte i ftuar Dardan Molliqaj, debat ky që i hedhi një dritë të njëanshme përçarjes që siç duket kishte filluar shumë më herët, mirëpo ishte mbajtur brenda lëvizjes.

Si përfundim i gjithë kësaj, Vetëvendosje humb 13 deputetë, dy komuna të cilat i fitoi në zgjedhjet e fundit komunale në Kosovë, si dhe mbeti pa shumë aktivistë të cilët të pakënaqur lëshuan lëvizjen.

Tani, Vetëvendosja mbetet grupi i tretë parlamentar në Kuvend me 19 deputetë, nga 33 gjithësej sa kishte më parë. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

ZYRTARE: Kjo është kërkesa e 12 deputetëve të VV-së për grup të ri parlamentar /FOTO