Katër muajt boshe të Ramiz Kelmendit në qeveri

Ramiz Kelmendi kur ishte emëruar zëvendëskryeministër i Kosovës dhe i ishte bashkuar LDK-së, kishte premtuar se për katër muaj do ta zhvillojë shumë ekonominë e vendit, me theks të veçantë në bujqësi.

Lajme

22/03/2017 15:51

“Bujqësinë do ta zhvillojë brenda katër muajve. Nuk do të ketë nevojë që të importohet asnjë produkt në Republikën e Kosovës e që mund të kultivohet në Kosovë. Flas nëse mund të prodhohet”, kishte thënë ai.

Por kanë kaluar 5 muaj dhe asgjë nuk ka ndryshuar, dhe krejt çka ai ka bërë deri tani kanë qenë disa vizita nëpër Kosovë duke premtuar përkrahje, shkruan ORAinfo.

Në anën tjetër vet prodhuesit vendorë po ankohen se marketet po i trajtojnë shumë keq e një prej këtyre rrjeteve më të mëdha është edhe Ramiz Kelmendi.

Rrjetet e marketeve po lënë hapësira shumë të vogla dhe diskriminuese për prodhimet vendore e po ju japin prioritet produkteve të njëjta të importuara nga vet ata.

Ramiz Kelmendi është një prej importuesve më të mëdhenj, dhe atë nga Serbia përmes kompanisë së tij Elkos. /ORAinfo/