Katër muaj nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, asnjë rezultat

Nesër bëhen katër muaj nga vrasja e udhëheqësit të SDP, Oliver Ivanoviq në Mitrovicën veriore dhe deri tani nuk ka asgjë në drejtim të zbardhjes së hetimeve.

Lajme

15/05/2018 18:10

“Jemi të zhgënjyer dhe të zëmëruar, edhe pse ne nga dita e parë e kemi pohuar se vrasësi nuk do të gjenden”, ka thënë një zyrtare e SDP-së,  Ksenija Bozhoviq, transmeton lajmi.net.

Sipas saj hetimet çdo herë e më shumë po zbehen, ndërsa Zyra e Prokurorisë Speciale i thërret dëshmitarët që tashmë janë ekzaminuar nga Prokuroria Themelore.

“Nuk kam asgjë për të thënë, kanë kaluar katër muaj dhe nuk ka përparim”, tha ajo duke shtuar se vetëm “transferimi i topit” nga Beogradi në Prishtinë u dëgjua dhe anasjelltas.

Sipas saj, Beogradi ka thënë të merret me rastin, Prishtina e ndaloi ndërsa përfaqësuesit ndërkombëtar kanë heshtur.

Ajo ka bërë të ditur se një rrugë në Mitrovicën e veriut të thirret në emrin e Ivanoviqit, tek ka thënë se 1500 nënshkrime janë mbledhur, shkruan b92.

Kujtojmë, se Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar përpara ndërtesave të qeverisë së SDP me gjashtë plumba. /Lajmi.net/