Katër misteret që vazhdojnë ta trondisin botën (Foto)

Janë katër mistere të mëdha botërore, që si duket do të mbesin të tilla përgjithmonë – sepse shkenca ka arritur të japë vetëm disa supozime, të cilat asnjëherë nuk janë marrë si fakte të mirëqena…

Fun

18/04/2017 02:37

Në vitin 1930, Shanti Devi, nga Delhi, Indi, e cila atëherë i ka pasur katër vjeç, u ka thënë prindërve të vet që dikur ka jetuar në vendin e quajtur Muttra (tani i njohur me emrin Mattra), që ka qenë nënë e tre fëmijëve, e cila ka vdekur gjatë lindjes, si edhe emrin e ka pasur Ludgi.

Duke pasur parasysh që kjo vajzë e vogël me këmbëngulje konstatonte se po e thoshte të vërtetën, prindërit e saj vendosën që të hulumtonin hollësisht tregimin e saj.

Doli që ekzistonte fshati i cili quhet Muttra dhe që aty një femër me emrin Ludgi kohë më parë kishte vdekur.

E kanë dërguar Shantin në fshatin ku menjëherë ka filluar të flasë dialektin lokal dhe menjëherë e ka njohur burrin dhe fëmijët nga jeta e mëparshme.

Madje i është përgjigjur saktësisht edhe 24 pyetjeve të cilat kanë konfirmuar që njeh të gjitha faktet e jetës së Ludgit.

 

Kjo fotografi e tmerrshme, është bërë në vitin 1919, ndërkaq për herë të parë e ka publikuar Sir Victor Goddard, oficer në pension, në vitin 1975.

Fotografia është një portret grupor i Eskadrilës Goddard, e cila ka shërbyer në Luftën e Parë Botërore në anijen HMS Dedal.

Në fotografi është shfaqur edhe fytyra fantazmë e Freddy Jecksonit, mekanik të cilin aksidentalisht e ka vrarë helika e avionit dy ditë para bërjes së fotografisë.

Varrimi i tij është mbajtur po atë ditë kur edhe është fotografuar grupi, ndërkaq të gjithë anëtarët e eskadrilës lehtë e kanë njohur fytyrën e tij.

Edhe pse nga dita kur është bërë fotografia kanë kaluar shumë vite, akoma mbetet mister, pasi që nuk është dëshmuar manipulimi.

Në rast se nuk e keni vërejtur fantazmën – shikoni (në fotografi sipër) mbi kokën e ushtarit të katërt në rreshtin e sipërm nga ana e majtë.

2. Vrapimi i papërfunduar i James Worsonit

Më 3 shtator 1873, njeriu me emrin James Worson, pranoi sfidën që të thyejë rekordin botëror në vrapim prej 30 kilometrash e cila fillon në qytetin Leamington dhe përfundon në Coventry.

Gëzonte famë me shkathtësitë dhe shpejtësinë e tij, andaj edhe ishte i sfiduar që t’i dëshmonte këto shkathtësi.

Dy miqtë të tij, Hammerson Burns dhe Barham Wise, e kanë shoqëruar në karrocë (koçi), ndërkaq Burnsi ka pasur edhe kamerën.

Worsonit kurrë nuk i janë ndarë, ndërkaq shpesh ka kthyer kokën për të këmbyer ndonjë fjalë me miqtë të cilët e kanë shoqëruar.

Derisa ishte duke vrapuar mesit të rrugës, Worsoni papritur ka rrëshqitur, është përkulur përpara dhe ka bërtitur. Wise më vonë ka thënë: “Ai ishte një zë më i tmerrshëm i vdekjes të cilin kurrë më parë nuk e kemi dëgjuar”.

Mirëpo, kur Worsoni filloi të rrëzohej me atë britmë të tmerrshme, në vend të rrëzimit në tokë – ai u zhduk i tëri në ajër.

Fotografitë e bëra të rrugës tregojnë këtë tregim të miqve të Worsonit, sepse arritën ta fotografonin. Në një baltë të butë, janë parë gjurmët e shputave.

Në një pjesë të rrugës shiheshin dëshmitë e qarta që vrapuesi është rrëzuar.

Shumë shpejtë filloi kërkimi i Jamesit, por pa sukses. Qentë që u përdorën në hulumtime nuk donin të shkonin te lokacioni ku është zhdukur Worsoni. Nga atëherë askush kurrë nuk e ka parë.

 

Në shkurt 1948, një numër i madh anijesh të cilat gjendeshin në afërsi të Indonezisë kanë marrë thirrje për ndihmë nga anija transportuese holandeze SS Ourang Medan.

Porosia e tmerrshme thoshte: “Të gjithë oficerët dhe kapiteni janë të vdekur. Është e mundshme që i tërë ekuipazhi të ketë vdekur”. Pas kësaj porosie, ka pasuar tjetra, e tmerrshme, e transmetuar me kodin e morzeut: “Unë po vdes”.

Kur ekipi i parë i shpëtimtarëve kanë arritur te anija, disa orë më vonë, tentuan të krijonin kontakt me anijen Ourang Medan, mirëpo nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje.

Pastaj dërguan ekipin në anije – dhe ajo që e kanë zbuluar ka qenë pamje e tmerrshme. Edhe sot e kësaj dite Ourang Medan është njëra ndër mistereve më të çuditshme dhe më të tmerrshme të të gjitha kohëve.

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të vdekur, me sy të hapur, me kokë të kthyer nga dielli, me duar të hapura dhe me fytyra të trishtuara.

Madje edhe qeni i anijes kishte ngordhur. Kur i janë ofruar kaldajave, ekipi i shpëtimtarëve ka hetuar një ftohtësi, edhe pse temperatura në afërsi ka qenë 44 gradë celsius.

Kur ekipi vendosi që ta rimorkiojë anijen prapa në liman, nga anija ka filluar të dalë tym. Ekipi e ka braktisur anijen, ndërkaq anija ka shpërthyer dhe është fundosur.