Katër konsorciume të interesuara për Brezovicën

Ministri i Tregtisë Berndard Nikaj thotë se katër kompani i kanë plotësuar kriteret dhe janë para-kualifikuar për projektin zhvillimor.

Lajme

10/03/2014 08:21

Katër konsorciume ndërkombëtare kanë shprehur interesim për Projektin Zhvillimor Turistik të Brezovicës.

Ministri i Tregtisë Berndard Nikaj tha se katër kompani i kanë plotësuar kriteret dhe janë para-kualifikuar për projektin zhvillimor.

Pritet që deri në shtator të zhvillohet procesi i përzgjedhjes së njërit konsorcium, që do të menaxhojë dhe zhvillojë Brezovicën.