Katër ‘hajna’ kishin hyrë të vidhnin në Veternik, policia tregon si ndodhi ngjarja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për rastin e mbrëmshëm në Prishtinë, në të cilin dyshohet se hajnat hynë në shtëpinë e viktimës, dhe pas një shkëmbim zjarri ka mbetur i vrarë njëri prej tyre.

Lajme

28/11/2018 10:01

Policia përmes raportit 24 orësh ka treguar se pronari i shtëpisë ka raportuar në polici se katër persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e tij, dhe se njëri prej tyre i ka drejtuar armën, raporton lajmi.net.

Po ashtu njëri nga të dyshuarit ka shtënë në drejtim të viktimës, mirëpo nuk është goditur.

Njësitë relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se i dyshuari mashkull nuk ka shenja jete.

Nga viktima është konfiskuar pistoleta e cila është përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Veternik”, rreth orës 21:05. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

http://lajmi.net/policia-e-konfirmon-vrasjen-ne-veternik-keto-jane-detajet-tjera/