Katër gjërat që gratë duhet të bëjnë menjëherë pas seksit

Sapo “gjimnastika poshtë çarçafëve” përfundon, gjëja e fundit që ju shkon ndërmend është se si të mbani vaginën e shëndetshme.

Lifestyle

27/01/2019 16:06

Por kujdes, edhe ajo ka nevojë për vëmendje, kështu që sa më shpejt të bëni gjërat e mëposhtme, aq më mire do të jetë:

1.Përdorni tualetin para dhe pas seksit: Është shumë e rëndësishme të urinoni pasi ul rrezikun e infeksionit urinar, tregojnë ekspertët. Shumë gra mund të preken nga infeksionet urinare gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale duke qenë se gjatë këtij procesi mund të kalojnë bakteret nga zorra ose kaviteti vaginal në uretër. Për të ulur rrezikun e prekjes nga këto infeksione, urinoni brenda 30 minutash pasi keni kryer marrëdhënie.

2.Mos përdorni produkte për ta pastruar: Vagina juaj nuk duhet të mbajë erën e luleve apo frutave, por thjesht erën e saj. Mos përdorni asnjë produkt për ta pastruar, përveçse ujë pasi ky organ është vetëpastrues. Pasi të laheni, thahuni mirë me një peshqir të pastër dhe mbani veshur mbathje të pastra, pasi është burimi numër një i infeksione.

3.Pastroni lodrat e seksit: Nëse keni përdorur lodra seksi bëni mirë t’i pastroni me ujë të ngrohtë dhe sapun të lëngshëm. Gjithashtu, mos i ndani me partnerët, pasi janë burim infeksionesh. Duhet që të ndryshoj çarçafët rregulisht dhe mbi të gjitha mos harroni të lani duart.

4.Dietë speciale për të mbajtur vaginën të shëndetshme: Edhe përse ka disa ushqime dhe suplemente të ndryshme për të mbajtur vaginën të shëndetshme, ekspertët tregojnë se të konsumosh një dietë të balancuar është e domosdoshme. Gjithsesi, ekspertët tregojnë që të vizitoheni tek doktori nëse përjetoni dhimbje të mëdha, gjakderdhje, apo kruatje gjatë seksit. /Lajmi.net/