Katër fakte që heshtja është më e mirë se fjalët

Çdo moment në ditët tona jemi të rrethuar me zhurmë, dhe jemi aq të adaptuar me këtë saqë është bërë pothuajse normale për ne duke mos i shtuar kujdes trafikut, muzikës, televizorit, zhurmave të njerëzve dhe fjalëve të pa rreshtura

Fun

21/04/2016 10:13

Ja pse heshtja flet më shumë se fjalët:

1.Heshtja ndihmon në rigjenerimin e qelizave të trurit

Sipas një studimi vetëm dy orë heshtje në ditë, ndihmon të formohen qeliza të reja në një zonë të trurit që janë përgjegjëse për aftësinë e të mësuarit, kujtesës dhe emocioneve, transmeton lajmi.net.

2.Heshtja na bën më kreativ

Truri ynë është aktiv edhe në momentin kur trupi ynë qëndron në një vend. Gjatë orëve të pushimit, truri proceson informacionet e marra gjatë ditës. Kur ky proces shkon mirë dhe nuk ka zhurmë përreth, truri rikthen dhe përpunon emocionet dhe kujtimet, zgjon imagjinatën dhe rrit aftësitë tona. Si rezultat i të qenit në heshtje ne arrijmë të bëhemi më kreativ dhe më aktiv në aktivitet tona.

3.Heshtja largon stresin dhe tensionin

Është  konstatuar se zhurma ndikon shumë në trurin tonë, e cila na çon në rritje të hormoneve të stresit. Heshtja, në të kundërtën ka shumë efekte të mira. Mungesa e zhurmës largon tensionin në trurin dhe trupin tonë. Hulumtuesit kanë monitoruar ndryshimet në presionin e gjakut dhe vlerave të qarkullimit të saj, dhe arritën në përfundim se dy minuta të qetë janë më efektive se sa çdo lloj i muzikës apo zhurmave përreth që ne mendojmë se na relaksojnë.

4.Heshtja përmbush burimet tona mendore

Zhurma  rrit pamundësinë e zgjidhjes së problemeve dhe mund të jetë një arsye e rënies së motivimit tonë dhe vëmendjes.

Disa studime kanë treguar që fëmijët të cilët shkojnë në shkollë çdo ditë në mes rrugëve me makina, zhurmë, autobusë dhe gjëra të tilla, kanë nota më të dobëta se fëmijët e zonave rurale ku ka qetësi. Pra të mbajturit mend, dhe të mësuarit pa problem, zhurma është shkak e mos arritjes së tyre, në rast se kemi qetësi përreth, arritja e tyre është shumë herë më e madhe. /lajmi.net