Katër civilë dhe një ushtar i vrarë pas përplasjeve në zonat kurde

Katër civilë, dy prej të cilëve fëmijë u vranë sot gjatë përplasjeve mes rebelëve kurdë dhe forcave të sigurisë në qytetin kurd të Cizres, në juglindje të Turqisë, theksoi një burim i sigurisë lokale.

Bota

27/08/2015 20:49

“Sipas një bilanci paraprak bëhej fjalë për tre civilë të vrarë. Katër viktimat janë marrë mes dy zjarreve në qendër të këtij qyteti, që ndodhej në afërsi të kufirit sirian”, theksoi i njëjti burim.

Tre ushtarë dhe katër civilë janë plagosur në Cizre në përplasjet me gueriljet kurde të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët sulmuan një garnizon ushtarak me raketa./ATSH