Katër arsye pse nuk humbni peshë

Kur vjen puna tek humbja në peshë, shumë mendojnë se është çështje kalorish. Por çfarë ndodh nëse e bëni çdo gjë siç duhet, hiqni dorë nga ushqimet e këqija, hani plot perime por nuk shihni ende rezultate?

Lifestyle

09/11/2017 12:41

Jessica Spendlove, një dietologe australiane tregon kartër arsyet pse ndodh kjo. Që nga ideja e nivelit të lartë të kortizolin tek fakti se nuk po flini sa duhet, disa nga fjalët e saj mund t’iu çudisin.

Niveli i lartë i kortizolit
Kortizoli, i cili njihet dhe si hormoni i stresit, është në themel përgjigja juaj ndaj një situate.

“Kortizoli sekretohet nga gjendrat veshkore si përgjigje ndaj stresit. Të kesh nivel të lart të tij rezulton me nivel të lartë sheqeri në gjak dhe rrjedhimisht fiton peshë”, thotë Jessica. Ajo sugjeron konsumin e çajit jeshil për tu qetësuar.

Nuk po flini sa duhet
“Kur trupi nuk është nën stres, niveli i kortizolit rritet pas zgjimit dhe ulet gjatë natës. Ndërsa kur trupi është në stres, niveli i kortizolit mund të jetë i ulët gjatë ditës por i lartë gjatë natës”, thotë dietologia Spendlove. Ajo rekomandon të rregulloni ciklin e gjumit, duke shkuar në shtrat e duke u zgjuar në të njëjtën orë çdo ditë.

Po privoni veten
Në fakt duke e privuar veten nga ushqime të caktuara rrisni nivelin tuaj të kortizolit. “Respektimi strikt i kalorive do të thotë kortizol me shumicë dhe vështirësi në humbjen në peshë. Në vend të kësaj, përpiquni të ushqeni trupin tuaj me perime, proteina, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme”, thotë dietologia.

Po mbistërviteni
Së fundmi, bëhet fjalë për stërvitjen dhe ushtrimet fizike. “Sigurisht që duhet të lëvizni trupin në një farë mënyrë çdo ditë. Por duhet të ndryshoni rutinën tuaj të stërvitjes që ti jepni mundësi dhe trupit të pushojë kur ka nevojë. Shumë stërvitje çon në lëndime, lodhje dhe mosbalancim hormonesh”, thotë Jessica.