Kate multimilionere para sa të martohej me princin, ja sa ishte pasuria e saj

Është e lehtë të mendosh se Kate Middleton përpara se të martohej me princin William jetonte si një mbretëreshë, por në fakt nuk është fiks kështu.

ShowBiz

23/09/2018 20:19

Si Dukesha e Cambridge, Kate ka një pjesë të pasurisë masive të familjes mbretërore, e cila është vlerësuar nga Forbes si 88 miliardë dollarë.

Mirëpo, ndoshta ju nuk e dinit, por Kate ishte e pasur edhe para se të njihej me princin William.

Vlera neto e pasurisë së Kate jashtë familjes mbretërore është 5 milionë paund, ose 7-10 milionë dollarë.

Kate zotëron të ardhurat më të mëdha të familjes së saj, e cila ka një biznes online të quajtur “Party Pieces” dhe është vlerësuar me vlerën 30 milionë paund. Sigurisht që familja e Kate ka përfituar nga martesa e së bijës me princin William në vitin 2011.

Nga ana tjetër William “vlen” më shumë se Kate.

Ai ka trashëguar pasuritë kryesore të princeshë Diana-s dhe pasuria e tij është nga 20-40 milionë dollarë, sipas Business Insider.