Kate Moss e penduar për fotot lakuriq: Nuk do ta lejoja vajzën time

Ishte e re në moshë kur u bë e famshme si një supermodele.

ShowBiz

16/09/2018 22:54

15 vjeç i pati kur pozoi për herë të parë lakuriq, imazhe ato të cilat ishin shumë të komentuara atë kohë, shkruajnë mediat e huaaj, transmeton lajmi.net

Kate Moss gjatë një interviste të fundit ku foli rreth karrierës së saj, përmendi me fokus të veçantë fillimet e para dhe fotot nudo, për çka tha se ndihet e penduar.

”Kam punuar me një fotografe Corinne Day dhe ajo gjithmonë donte që unë të pozoja topless. Nuk e pëlqeja këtë gjë në fillim” , tha ajo.

Ish-supermodelja shtoi se nuk do ta lejonte vajzën e saj që të bënte të njëjtën gjë. Moss sot ka stabilizuar jetën e saj duke ndyshuar stilin e jetesë.

”Shkoj në krevat shumë herët , pi shumë ujë, nuk pi shumë kafe dhe po përpiqem të reduktoj cigaren”, ka përfunduar ajo./Lajmi.net/