Katastrofë te Turqia para ndeshjes me Kosovën

Mediat turke vazhdojnë të shkruajnë për situatën jo të mirë në kampion e kombëtares turke.

Sport

09/06/2017 20:31

Raportet e fundit bëjnë me dije se te skuadra ka përçarje dhe fraksione.

Dënimi i Arda Turan dhe largimi i tij përfundimisht nga kombëtarja turke ka bërë që të revoltohen disa futbollistë të tjerë të cilët madje kanë kërcënuar me largim.

Burak Yilmaz është ylli i radhës që me shumë gjasa nuk do të luaj fare në ndeshjen me Kosovën.

Madje Yilmaz do të njoftojë pas ndeshjes pensionimin nga përfaqësuesja turke.

Përzgjedhësi Fatih Terim ua ka hapur dyert e largimit të gjithë të pakënaqurve dhe një gjë të tillë edhe pritet ta bëjnë.