Katastrofë për Shqipërinë, lëndohet ylli kosovar dhe mungon me Italinë e Spanjën (FOTO)

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, do të qëndrojë 4 javë larg fushave të blerta pas dëmtimit të pësuar dje në ndeshjen e Bundesligës mes Bajer Leverkusenit dhe Frajburgut.

Sport

18/09/2017 17:01

Ai la fushën e lojës në minutën e 28 duke çaluar, pas një përplasjeje me një kundërshtar në mesfushë.

Pas kryerjes së analizave të detajuara nga mjekët e skuadrës, u mësua se futbollisti ka këputje të ligamentit të jashtëm dhe të brendshëm të kyçit të djathtë të këmbës.

Në këtë mënyrë, 27-vjeçari nuk do të jetë në shërbim të trajnerit të kombëtares shqiptare Kristian Panuçi për ndeshjet e tetorit ndaj Spanjës dhe Italisë.

abrashi