Katastrofë për Schweinsteigerin

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka thënë se lëndimi më i ri i Bastian Schweinsteiger është një “katastrofë” për mesfushorin që do të mungojë deri në vitin 2014. 29-vjeçari do të operohet në nyjën e këmbës së majtë për herë të dytë këtë vit pas një ndërhyrje gjatë verës që dështoi t’ia eliminojë problemin.…

Sport

11/11/2013 13:30

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka thënë se lëndimi më i ri i Bastian Schweinsteiger është një “katastrofë” për mesfushorin që do të mungojë deri në vitin 2014.

29-vjeçari do të operohet në nyjën e këmbës së majtë për herë të dytë këtë vit pas një ndërhyrje gjatë verës që dështoi t’ia eliminojë problemin.

“Për Bastianin është shumë keq, ai ende ishte duke u kthyer në formë të mirë fizike. Dhe tani ka pësuar sërish, është një katastrofë”, deklaroi Hoeness për TZ.

“Bayern mund ta kompensojë mungesën e tij. Por, do të zhvillojmë biseda me futbollistin dhe kirurgun sepse kjo temë ka nevojë për sqarime”, u shpreh kreu i gjigantit bavarez.

Bayern rikthehet në fushë pas pushimit ndërkombëtar me ndeshjen kundër rivalit kryesor Borussia Dortmund më 23 nëntor.