“Katastrofë” për Realin para ndeshjes së dytë me Wolfsburgun (FOTO)

Real Madrid ka bilanc negativ në Ligën e Kampionëve pas humbjes në duelin e parë të fazës eliminatore të garës.

Sport

07/04/2016 13:19

Real Madrid nuk është rikthyer nga një disavantazh prej dy golash në një garë evropiane prej kur eliminuan Crvena Zvezdën më 1987.

Triumfi i fundit pas disavantazhit në duelin e parë ishte më 2002, kur humbja 2:1 në Munich u përcoll me fitore 2:0 në Santiago Bernabeu ndaj Bayernit, falë golave nga Ivan Helguera dhe Guti, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, Real Madrid është në pozitë të padëshiruar para ndeshjes së kthimit me Wolfsburgun të martën, pas humbjes 2:0 në duelin e parë në Gjermani.

Skuadra madrilene nga ajo kohë ka qenë në disavantazh pas takimit të parë në tetë duele, duke dalë fitues vetëm një herë.

Tentimet e Realit për rikthim nga një disavantazh pas suksesit të fundit