Katastrofë për Neymar, shikoni çfarë i bëjnë pas gabimit me Zvicrën

Brazili mbrëmjen e djeshme nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 1-1 kundër Zvicrës.

Sport

18/06/2018 13:29

Brazili kaloi në avantazh me golin e Cotinhos që në minutën e 20′ por më pas nuk arriti të shënoj përsëri dhe u barzaua në pjesën e dytë të ndeshjes.

Por pas përfundimit të ndeshjes, pre e sulmeve mediatik ka rënë Neymar, i cili edhe pse tentoi disa herë portën nuk arriti të finalizojë me gol.

Neymar është cilësuar si egoist dhe se ka harruar të luaj me ekipin dhe e mbante shumë topin.

Gazetari Osvalso Paskual nga “Fox Sport Brasil” ishte i ashpër ndaj Nejmarit duke deklaruar: “Duke luajtur në atë mënyrë si ndaj Zvicrës, ai u tregua lojtar i futbollit vulgar. Është e pakuptueshme që trajneri Tite nuk i dha Dugllas Kostanjë minutë të vetme aktivizim”.

Ndërkohë media tjetër braziliane “Globoesport”, e ka vlerësuar paraqitjen e futbollistit të PSG-së me notën 5.5.

“Abuzoi shumë me shfaqjet individuale dhe ishte larg nga niveli që tregoi në dy ndeshjet e fundit. Ai u shfaq vetëm në fund të lojës me një goditje me kokë”, shkruhej ne vlerësimin e “Globoesport”.