Katastrofë për Mërgim Mavrajn!

Paraqitja e Mërgim Mavrajt në ndeshjen e Hamburgut kundër Darmshtad në fundjavë ka lënë shumë për të dëshiruar dhe mediat gjermane nuk janë kursyer me mbrojtësin shqiptar pas humbjes 2-1 që rrezikon përsëri ekipin e tij.

Sport

24/04/2017 21:48

Gazeta “Hamburger Abendblatt”, duke bërë vlerësimet e sfidës, ka arritur deri aty sa e ka cilësuar  si futbollistin më të rëndësishëm për ekipin kundërshtar.

“’Njeriu i ndeshjes’ për Darmshtadin. I ndihmoi miqtë me një gabim si para golit të parë, ashtu edhe të dytë, duke i dhënë fitoren e parë në transfertë në këtë sezon”, shkruhej në këtë gazetë.

Ndërkohë, e përditshmja sportive gjermane “Kicker”, për të dytën herë në këtë sezon i ka vënë mbrojtësit shqiptar notën 6, ku zakonisht notat që vë janë nga 1 të 5.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy