Katastrofë për Liverpoolin (FOTO)

Skuadra e Liverpoolit ka mbetur pa lojtarin e saj kryesor Philippe Coutinho.

Sport

05/01/2016 21:27

Coutinho është lënduar në ndeshjen ndaj Stoke Cityt, në kuadër të gjysmëfinales së parë në ‘Capital One Cup’, përcjell Lajmi.net

Braziliani nuk ka arritur ta vazhdojë më ndeshjen, duke e detyruar menaxherin Jurgen Klopp ta zëvendësojë atë me Jordan Ibe.

Akoma nuk dihet se sa serioz është lëndimi i Coutinhos, mirëpo mungesa eventuale e tij për një kohë të gjatë do të ishte hendikep i madh për Liverpoolin, që edhe ashtu po përballet me shumë lëndime këtë edicion.