Katastrofë për Lilën, shikoni vendimin e klubit grek pas video-skandalit

Klubi i futbollit PAS Janina do të kërkojë të prishë kontratën me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Andi Lila.

Sport

26/03/2017 12:37

Të paktën këto janë lajmet e fundit nga kampionati helen pas videos së publikuar dy ditë më parë kur lojtari bënte humor dhe batuta duke ironizuar priftërinjtë.

Skuadra e Janinës nuk ka mbajtur një qëndrim për atë që ka ndodhur me futbollistin kuqezi, por mediat greke bëjnë me dije se kanë kontaktuar me drejtuesit dhe këta të fundit janë shprehur se do të mësojnë me detaje gjithçka ka ndodhur në videon e publikuar.

Klubi do të përkthejë të gjithë atë që Lila ka thënë në bisedë me imamin Ahmed Kalaja dhe më pas do të marrë vendimin. Megjithatë, duket se aventura e Lilës në kampionatin grek ka përfunduar dhe klubi do të kërkojë të zgjidhë përfundimisht kontratën me lojtarin shqiptar.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6