Katastrofë në Filipine, tajfuni i fuqishëm pritet t’i godasë 5 milionë njerëz – Lajmi.net
Katastrofë në Filipine, tajfuni i fuqishëm pritet t’i godasë 5 milionë njerëz
Autori: Lajmi.net BotaLajme 20:20, 14 September 2018
Një tajfun “monstër” pritet t’i godas të paktën pesë milionë njerëz për disa orë në ishujt Filipine.

Tajfuni “Mangkhut” me një forcë të madhe është duke fituar shpejtësi që nga e premtja dhe duke u zhvendosur drejt krahinave me popullsi të dendur, ku edhe është duke ndodhur një evakuim i madh i njerëzve.

Qendra e Palajmërimit të tajfuneve e kategorizoi “Mangkhunt” si një supertajfun me super-erëra të fuqishme.

Në krahasim me uraganin “Florence” që po godet bregun lindor të SHBA-ve, tajfuni në Filipine klasifikohet si stuhia e kategorisë parë.

Stuhia po sjell erëra deri në 205 km/h dhe arrin deri në 255 km/h, tha Qendra Paralajmëruese duke paralajmëruar se erërat maksimale mund të arrijnë deri 324km/h.

Stuhia vlerësohet të jetë 900 km në diametër duke mbuluar të gjitha pjesët veriore dhe qendrore të ishullit kryesor të Luzonit.

Stuhia e kombinuar me shirat e stinës së monsonit, mund të sjellë rrëke të rënda që mund të shkaktojnë rrëshqitje të dheut dhe përmbytje të shpejta.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO