Katastrofë e re për Vettelin, fajtor Ferrari

Ndërrimi i motorit ka kërkuar më shumë kohë se ç’duhet dhe mekanikët nuk mund ta zbrisnin në pistë në kohën e duhur, duke bërë që Sebastian Vettel të niset nga vendi i fundit nesër.

Sport

30/09/2017 11:41

Koha dhe fati duket se tashmë i janë vënë kundër Sebastian Vettel, në luftën e tij për titullin e kampionit të botës.

Në tentativën për të rikuperuar diferencën prej 28 pikësh me Hamilton, gjermani nuk po arrin të konkurrojë dot në pistë.

Ndërrimi i motorit ka kërkuar më shumë kohë se ç’duhet dhe mekanikët nuk mund ta zbrisnin në pistë në kohën e duhur, duke bërë që gjermani të niset nga vendi i fundit nesër, transmeton “Top Channel”.

“Mos u mërzisni djema, bëjeni gati për nesër. Jemi të shpejtë dhe do të rikthehemi”, u shpreh Vettel në komunikimin e tij në radio me skuadrën.