Katastrofë e radhës për Lenjanin!

Si duket, superyllit të Kombëtares sonë, Ermir Lenjanit nuk po ia don fare me skuadrën franceze, Rennes. Ai ka luajtur me këtë skuadër vetëm katër ndeshje gjatë tërë sezonit, ndërsa tani do të mungojë pasi ka pësuar një lëndim.

Sport

02/04/2015 15:47

Ermir Lenjanit si duket nuk po i ecë fare me skuadrën e Rennes.

Ai ka luajtur vetëm katër ndeshje gjatë këtij sezoni me skuadrën franceze.

Dhe, sipas disa raporteve që arrijnë nga mediat, mësojmëe se lojtari do të jetë jashtë fushave të lojës për diku rreth dy javë, pasi ka pësuar një lëndim në muskulin e tij, gjatë ndeshjes së Shqipërisë ndërmjet Armenisë.

Ai u fut në këtë takim në pjesën e dytë, dhe ishte njëri nga më meritorët për fitoren e madhe të arritur në këtë përballje.