Katastrofë e madhe për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo po përjeton sezonin më të keq te Real Madridi, që prej transferimit nga Manchester United.

Sport

20/03/2017 15:54

Reagimi i ashpër pas zëvendësimit në ndeshjen me Athletic Bilbaon, nuk ishte i pari i tillë për Ronaldon këtë sezon.

Njëjtë kishte reaguar edhe në fushën e Las Palmas, duke krijuar spekulime të mëdha për raportin e tij me Zinedine Zidane, përcjellë “lajmi.net”.

“Mundo Deportivo” shkruan që raportet e tij me Zidanen kanë ndryshuar dhe ky është një nga shkaktarët që Ronaldo po tregon formë të dobët edhe në fushën e lojës.

E gjithë kjo mund të pasojë me largimin e Ronaldos në këtë verë, ku Kina dhe SHBA-të janë opsionet më të mundshme. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6