Katalonia thotë se ‘nuk do të pranojë’ planet e Madridit

Lideri i Katalonisë ka akuzuar qeverinë e Spanjës për ‘sulmet më të këqija’ mbi demokracinë që nga diktatura e Frankos.

Bota

21/10/2017 22:08

Carles Puigdemont tha se kryeministri Mariano Rajoy po tenton të ‘poshtëroj’ regjionin dhe se nuk do të pranohen planet e tij për pezullim të autonomisë.

Puigdemont tha se Katalonia nuk do të pranojë rregullat direkte nga Madridi.

Spanja pezullon autonominë e Katalonisë duke nxjerrë jashtë loje të gjitha institucionet e rajonit të cilat tashmë nuk kanë asnjë pushtet ekzekutiv, dhe duke rimarrë kontrollin e plotë të rajonit.