Kastro Zizo “shpërthen” ndaj organizatorëve të RTSH-së: Janë pazarxhinj të vegjël

Këngëtari Kastro Zizo njihet si njëri prej artistëve që jo rrallë reagon ndaj ngjarjeve të ndryshme.

ShowBiz

17/11/2017 23:23

Kastro ishte i ftuar në emisionin “Top Show”, ku ndër të tjera foli edhe për festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, shkruan lajmi.net.

Këtë vit po mbahet edicioni i fundit i këtij festivali, e në mesin e konkurruesve ka qenë edhe Kastro Zizo, kënga e të cilit nuk është kualifikuar.

Duke treguar haptas mllefin ndaj këtij festivali, këngëtari tregoi pse nuk e pranuan këngën e tij dhe i quajti “pazarxhinjë të vegjël” organizatorët.

“Këta janë mësuar me klisherat aty! Janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lekë që e kanë këtë vit të marrin aty. Janë pazarxhinj të vegjël! Janë zarfaxhinj të vegjël! Këta po e përdhosin artin! Kanë 27 vjet të mallkuarit”, ka thënë Kastro. /Lajmi.net/

YouTube player