Kastro Zizo baba për herë të tretë?

Kastro Zizo prezantoi sot tek "E diela shqiptare" këngën "Pa faj" me të cilën do të konkurrojë në "Kënga magjike".

ShowBiz

22/10/2017 21:15

Siç u shpreh Kastro kënga flet për marrëdhënien e tij me vajzën e cila jeton larg tij.

“Unë vajzën e kam pak larg kështu që kjo është një marrëdhënie fajësim shfajësimi që e lë fajin të mbetet jetim, një marrëdhënie mes babait dhe vajzave që ndodh kudo në botë”, tha Kastro.

I pyetur nëse do të donte të bëhej baba për herë të tretë, Kastro u përgjigj me “Po” pa u menduar duke shprehur dëshirën se këtë herë do donte binjakë.