Kastro po bashkëpunon me Robertin, por ja çka thotë për gruan e tij Norën

Kastro Zizo, Robert Berisha dhe Eneda Tarifa i kanë bashkuar idetë për këngën e përbashkët.

ShowBiz

27/09/2018 11:24

Në një intervistë të fundit për ‘Panorama Plus’ ai ka treguar se ishte iniciatori për t’i bërë bashkë dy këngëtarët e mirënjohur, Robert Berishën dhe Eneda Tarifën, shkruan lajmi.net

”Me të dy unë jam shok shumë i vjetër, përmbi një dekadë. Personi që na mblodhi të tre me krenari e them që jam unë. Jemi tre karaktere të ndryshëm që në final do të sjellim diçka bombastike. Nuk ka shumë komente, pasi publiku na njeh. Di të them që në një këngë ne të tre do të bëjmë flakë”, tha ai.

Ndërsa derisa po bashkëpunon me Robertin, u pyet për një duet të mundshëm me Nora Istrefin dhe këto ishin fjalët e tij për të pas pyetjes: Nëse do t’i kërkoje bashkëshortes së tij, Nora Istrefit, një bashkëpunim, mendon se do të shkonit si çift në duet?

”Çdo gjë është e mundur. Nora hyn te superartistet shumë të konsoliduara në tregun tonë”, tha Kastro për Nora Istrefin./Lajmi.net/