Kastrati: Ndërtuam 30 shtëpi për skamnorë, këtë vit edhe 30 të tjera – Lajmi.net
Kastrati: Ndërtuam 30 shtëpi për skamnorë, këtë vit edhe 30 të tjera
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 10:07, 18 March 2017
Numri i familjeve të varfra po shtohet në Kosovë, megjithatë ka edhe disa njerëz, që janë të pakët, por që merren çdo ditë me brengën e tyre.

Ndër ta është edhe Halil Kastrati. Ai u kthye nga diaspora dhe mori një mision humanitar, duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët e Kosovës të cilët kanë mbetur pa gjërat më elementare dhe pa kulm mbi kokë.

Kastrati është themelues i Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe bashkë me bashkëpunëtorët e tij të vullnetit të mirë identifikojnë dhe ndihmojnë familjet në nevojë.

Ai ka fituar besimin e bizneseve dhe njerëzve të cilët e përkrahin shoqatën.

Për një vit e gjysmë ka arritur të ndërtojë 30 shtëpi për familjet skamnore. Ndërsa thotë se këtë vit synon t’i ndërtojë 30 sosh.

“Për një vit e gjysmë kemi arrit me i bërë më kulm mbi kokë 29 familje. 20 shtëpi e 9 banesa. Nuk ka dy javë ditë që ne brenda 10 dite kemi blerë 2 banesa në qytetin e Skenderajt për dy familje. Po synojmë me arrit që këtë vit me i bë 30 familje me strehë. Një lajm i mirë është që ne kemi bërë një kërkesë në Kuvendin Komunal të Prizrenit për 30 ari tokë edhe me i nis 10 shtëpi menjëherë dhe shpresoj që kërkesa do të miratohet”, thotë ai.

Halili gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, rrëfen se çka e ka shtyrë për të marrë këtë mision humanitar dhe për llojet e ndihmave që kanë dhënë deri tash.

Pavarësisht se me profesion është hoxhë, Kastrati kryen punën e një humanisti.

Ai thotë se shoqata që udhëheq nuk bën dallime sa i përket ndihmesës që ofron, duke bërë të ditur se në kuzhinën që operon në Prizren ushqehen edhe qytetarë të besimit të krishterë, por edhe pjesëtarë të minoriteteve.

“Është parim i joni fetar që varfëria i ka dyert hapura për të gjithë ne. Në  kuzhinën tonë ushqehen edhe pjesëtarë të besimit katolik, si dhe komunitetet tjera siç janë boshnjakët, turqit, ashkalinjtë, romët. Ne jemi në shërbimin e nevojtarëve pa dallim ngjyre e feje”, thotë Halil Kastrati.

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” është themeluar në nëntor të vitit 2009 dhe përveç kuzhinës ushtron edhe aktivitete tjera humanitare.

Ndërtimi i shtëpive, ndihma mujore financiare për jetimë, janë aktivitet tjera të tjera që këta djelmosha kanë në programin e tyre ditor.

Ju keni jetuar dhe vepruar në Perëndim, u kthyet dhe filluat së pari me një kuzhinë humanitare, ku tashmë ushqeni 300 skamnorë në ditë. A mund të na tregoni çfarë ju shtyri të ktheheni në Kosovë?

Kastrati: Unë kam qenë një kurbetqar për fat të keq si popull kemi përjetuar një periudhë të rëndë të luftës. Në atë kohë kam dal në kurbet dhe kam shkuar azil në Itali. Atje kam pa që janë kuzhinat humanitare ku jam ushqyer edhe vetë në njërën nga ato kuzhina dhe që atëherë më ka lind ideja që në një të ardhme do të kthehem në Kosovë do të bëj të pa mundshmen me hap një kuzhinë humanitare. Dhe në vitin 2009 kam themeluar shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ku në kuadër të saj kemi hapur edhe kuzhinën humanitare.

Përveç kuzhinës humanitare, cilat janë aktivitetet tjera të shoqatës suaj?

Kastrati: Aktivitetet bazë të shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”  është kuzhina pastaj është ndihma mujore financiare për fëmijë bonjakë jetimë. Janë aksionet humanitare në krejt territorin e  Kosovës thuajse çdo ditë edhe tani qe një vit e gjysmë kemi hapur edhe një derë për ndërtimin e shtëpive apo blerjeve të banesave për familjet  e pastrehë.

Sa ishte i vështirë fillimi i një rrugëtimi të tillë?

Kastrati:Çdo fillim është i vështirë dhe pa dyshim edhe ne kemi hasur në vështirësitë tona në fillim. Por kam qenë në kurbet dhe kam startua me diasporën me njerëz që më kanë njohur. Ju kam shpjeguar idenë dhe më kanë thënë se do të rrimë mbrapa. E pastaj për me ardhë në ditën e sotit, transparenca, sinqeriteti i punës tonë na kë bërë që neve sot bizneset më të mëdha, donatorët të ndryshëm na thërrasin vetë dhe na thonë Halil na ke mbrapa.

Puna juaj varet nga vullnetarët dhe donatorët e ndryshëm. A mund të na tregoni kush janë donatorët?

Kastrati: Ja vlen me cek se kjo shoqatë që nga viti 2009 deri në vitin që po flas me ju të gjitha fondet ndihmat i ka shqiptare. Pra janë brenda për brenda Kosovës, biznese të ndryshme njerëz të vullnetit të mirë pa e mohuar një kontribut jashtëzakonisht të madh të diasporës.

A mund të na flisni për kuzhinën humanitare. Sa persona ushqehen në të?

Kastrati:Kuzhina jonë në qytetin e Prizrenit i ka mbushur pesë vite ka hyrë për gjashtë. Kemi startuan vitin e parë me 150 persona, ndërsa sot i kemi 300 persona, diku 70 familje  të cilët shumica prej tyre e marrin ushqimin me vete.

Si po arrini ta mbani aktive këtë gjellëtore, ndonëse dihet që ushqimi për 300 persona ka kosto?

Kastrati: Falë Zotit dhe bamirësve deri me sot nuk kemi hasur asnjë ditë me pas atë frikën se po rrezikohet kuzhina mos me funksionuar. Sot bazat tona sidomos të donacioneve për kuzhinë janë në qytetin tonë,  në qytetin e Prizrenit. Janë biznese tona është ABI Center është ETC janë njerëzit e vullnetit të mirë. Janë krejt bizneset në rrugën “Adem Jashari”  që na rrinë afër vetëm kuzhina mos me ardhur në rrezik mbyllja e saj.

Përveç ushqimin cilat janë format tjera që i ndihmoni këto familje?

Kastrati: Po iu ndihmojmë edhe me ndihma tjera tash që ishim në dimër më shpërndarje të druve dhe me batanijeve, blerjen e ilaçeve. Kemi disa familje që ne i selektojmë dhe jemi familjarizua me ta dhe e dimë se kush ka nevojë dhe ju rrimë më afër edhe me ndihma tjera.

Po ashtu ju keni edhe një numër të konsiderueshëm të jetimë për të cilët përkujdeseni?

Kastrati: Po kemi 116 jetimë që marrin nga 30 euro pagë mujore ku shumica e donatorëve janë nga diaspora edhe jetimët janë në tërë Kosovën, jo vetëm në Prizren.

Ju po thuajse çdo ditë jeni në teren ku i ndihmoni familjet skamnore. Na flisni pak për këto aksione?

Kastrati: Aksionet humanitare thuajse janë çdo ditë, ku një pjesë e stafit tonë është në teren kohën e fundit nuk u përjashtojmë edhe të dielat. Ndihmojmë 3,5,7 familje varet prej donacioneve që i kemi.

Përveç këtyre formave të ndihmave ju ndërtoni edhe shtëpi, por blini edhe banesa për familjet skamnore. Si arrini t’i verifikoni rastet që në të vërtetë kanë nevojë?

Kastrati: Kur kemi startua me aksionet humanitare nëpër teren kemi parë situatë me të vërtetë që edhe vet kemi ngel me gojë hapur. Na ka shty që të angazhohemi që t’ua sigurojmë edhe një strehë të paktën. Edhe ne vetë jemi habit se çfarë suksesi kemi pasur për një vit e gjysmë kemi arrit me i bërë më kulm mbi kokë 29 familje. 20 shtëpi e 9 banesa. Nuk ka dy javë ditë që ne brenda 10 dite kemi blerë 2 banesa në qytetin e Skenderajt për dy familje.

Ju keni përfunduar shkollimin për hoxhë dhe keni përzgjedh të ushtroni profesionin e një humanisti. A do të thotë kjo që ju ndihmoni vetëm qytetarë të besimit islam?

Kastrati: Është parim i jonë fetar që varfëria i ka dyert hapura për të gjithë ne. Në  kuzhinën tonë ushqehen edhe pjesëtarë të besimit katolik, si dhe komunitetet tjera siç janë boshnjakët, turqit, ashkalinjtë, romët. Ne jemi në shërbimin e nevojtarëve pa dallim ngjyre e feje. Po ta marr një rast i axhës Anton në Prizren i braktisur edhe nga familjarët e tij 7 vjet i mbyllur në një dhomë ku vetëm një komshi i tij e ushqente. E kemi marr e kemi pastrua e kemi vesh ushqye deri sa kemi intervenua  në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale sepse u lodh shumë dhe i kemi bërë një vend në shtëpinë e pleqve ne Prishtinë. Ai ka qenë i besimit katolik. Ai sot nuk është më por meritat e tij fjalët e tij do t’i mbaj në kujtim deri sa të jem gjallë dhe ne jemi në shërbimin e nevojtarëve.

Cilat janë synimet tuaja për këtë vit?

Kastrati:Ajo çka kam dëshirë dhe po synojmë me arrit që këtë vit me i bë 30 familje me strehë. Një lajm i mirë është që ne kemi bërë një kërkesë në Kuvendin Komunal të Prizrenit për 30 ari tokë edhe me i nis 10 shtëpi menjëherë dhe shpresoj që kërkesa do të miratohet.

Cila është porosia juaj për fund?

Kastrati:Porosia e fundit të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë nuk ju them ejani ndihmoni, por ejani shikoni vetë me ne në aksion pastaj ju e vlerësoni a duhet të ndihmoni a jo. E dyta e lus Zotin që nevojtarët të pakësohen.

2-3_1489827688-815550 4-1_1489827680-4729979

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 
Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bubble Trouble
  • Play Stealth Sniper