Kaspersky zbulon programin spiunues që gjendet në çdo PC

Një grup i hakerëve i quajtur ‘Equation’, me “të bëma teknike mbinjerëzore” duke treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe burime të pakufizuara, ka kompromentuar hardiskët e Toshiba, Samsung, Seagate, IBN dhe të tjerë për më shumë se 14 vite.

Auto & Tek

22/02/2015 14:31

Fushata kibernetike prej më shumë se 14 viteve, që është e lidhur me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ka fshehur programin për spiunazh thellë brenda në hardisk duke lejuar kështu NSA-në që të ketë qasje në kompjuterët personal në 30 vende të botës, ku spiunim maksimal kishte në Iran, Rusi, Pakistan, Afganistan, Kinë, Siri, Jemen dhe Algjeri.

Grumbulli i programeve për spiunazh dhe operacione kibernetike për spiunim ishin zbuluar dhe ekspozuar nga Kaspersky Lab., transmeton Lajmi.net.

Sipas Kaspersky, objektivat e tyre përfshinin qeveritë dhe institucionet ushtarake, telekomunikacionet dhe hapësirat ajrore, bankat, kompanitë e energjisë, hulumtuesit e bërthamoreve, mediat, kompanitë teknologjike në zhvillim dhe aktivistët islamik.

Kampanja ishte e lidhur ngushtë me Stuxnet, virusi i lëshuar nga NSA që është përdorur për të sulmuar objektin e pasurimit të uraniumit në Iran.

Kaspersky zbuloi se ky program spiunimi që gjendet thellë në çdo hardisk lëshohet menjëherë sapo të ndizet kompjuteri, transmeton Lajmi.net.

Teknika krijonte një hapësirë të fshehtë për ruajtjen e të dhënave që i mbijetonte një fshirje të hardiskut apo formatimit të tij.

Duke kompromentuar faqe të internetit, infektuar USB-të dhe CD-të, dhe duke krijuar një krimb vetë-përhapës kompjuterik të quajtur Fanny, ‘Equation’ shpërndau edhe programe të tjera spiunazhi.

Udhëheqësi i studimit nga Kaspersky, hulumtuesi Costin Raiu tha se Fanny ishte i ngjashëm me Stuxnet dhe është e mundur që Equation e përdori Fanny-n për të vëzhguar shtetin e Iranit dhe për të përhapur virusin atje.

Më poshtë mund ta shihni një hartë që Kaspersky e ka ekspozuar, për të treguar se ku ka spiunuar ky program:
Equation