Kasami: Pas zgjedhjeve të 15 tetorit do të vijë ndryshimi për shqiptarët

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar para simpatizantëve partiakë, se pas zgjedhjeve të 15 tetorit do të vijë ndryshimi për shqiptarët.

Lajme

24/09/2017 20:54

“Zoti do ta ndryshojë gjendjen tonë, sepse na do ta ndryshojmë veten. Por, nuk do të ketë më politikanë që do të pasurohen në kurriz të popullit, por do të ketë shërbëtorë që do të punojnë për qytetarët”, ka deklaruar Kasami, njofton Shenja.

Ndërkoë, nënkryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimi, në fjalimin e tij ka thënë se vota e qytetarëve nuk do të jetë për ata pushtetarë të deritashëm që Tetovën e lanë me ajër e ujë të ndotur.