Kasami largohet nga Olympiakos, ky është destinacioni i tij

Pajtim Kasami do të largohet nga Olympiakosi gjatë kësaj vere.

Sport

10/07/2016 15:26

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Mino Raiola, sipas së cilit, ka ekipe të interesuara për klientin e tij.

“Kasami do të transferohet këtë verë”, ka thënë menaxheri italian, i cili megjithatë nuk e ka precizuar se cilat ekipe e duan përfaqësuesin zviceran, transmeton Zëri.

Mirëpo, mediat greke shkruajnë se Genoa, Napoli dhe Milani ia kanë mësyrë futbollistit 24 vjeçar, mirëpo klubi grek i kërkon 5 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin shqiptar nga Maqedonia.

Në të kaluarën, Kasami ka luajtur në Lazio, Palermo dhe Fulham.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.