Kasami: Ja pse festova me shqiponjë

Mesfushori i Olympiacosit, Pajtim Kasami, ka bërë të ditur pse festoi golin kundër Juventusit duke formuar shqiponjën me duar.  

Sport

23/10/2014 21:50

Mesfushori i Olympiacosit, Pajtim Kasami, ka shpjeguar festimin e golit kundër Juventusit duke formuar shqiponjën me duar.

Ai realizoi golin e vetëm në fitoren e skuadrës greke ndaj Bianconerëve me rezultat 1:0, në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve. Dhe, tani ka treguar pse vendosi ta festonte golin me shqiponjë.

“Prindërit e mi, vëllai im dhe motra ime kanë lindur në Strugë, janë shqiptarë. Kjo është arsyeja pse e bëra flamurin e Shqipërisë”, u shpreh Kasami,  për mediat greke, raporton “Lajmi.net”.  

“Unë kam lindur në Zurich dhe luaj me Përfaqësuesen e Zvicrës. Kjo është arsyeja pse në këpucën time kam flamurin e tyre”, shtoi tutje Pajtimi.