Kasami drejt Olympiacosit

Tashmë është e sigurt se Pajtim Kasami do të largohet nga Fulhami gjatë verës. Dhe, mesfushori shqiptar mund ta vazhdojë karrierën në Greqi, ku e pret Olympiacosi.

Sport

03/06/2014 10:51

Pajtim Kasami do të largohet gjithsesi nga Fulhami gjatë kësaj vere. Për këtë, mesfushori shqiptar është në kërkim të një ekipi të ri.

Sipas mediave britanike, përfaqësuesi zviceran ka udhëtuar drejt Greqisë, ku mund të arrijë marrëveshje me Olympiacosin.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia nuk e ka ndërmend të luajë në Championship me ekipin londinez, prandaj do të largohet.

Për Kasamin flitej se mund ta vazhdojë karrierën në Gjermani, ose të kthehet në Itali, ku kishte luajtur me Lazion dhe Palermon.

Sidoqoftë, është çështje ditësh kur futbollisti do të vendos përfundimisht për ekipin e ri.