Kartoni i kuq nga Ronaldo, ja çfarë kërkon Juventus nga UEFA

Juventus ka vendosur të paraqesë ankesë në UEFA për kartonin e kuq nga Cristiano Ronaldo.

Sport

20/09/2018 15:11

Cristiano Ronaldo nuk pati një debutim të mirë në Champions League pasi u largua nga fusha me karton të kuq, pas 29 minutave lojë në fitoren e mbrëmshme të Juventusit.

Por klubit të tij i lind e drejta për ta apeluar këtë karton të kuq.

Sipas nenit 9 të rregulloreve të UEFA-s, “vendimet e marra nga gjyqtari në fushën e lojës janë përfundimtare dhe nuk mund të rishikohen nga organet disiplinore të UEFA-s”.

Kujtojmë se gjyqtrai nuk mund të bëjë një dëshmi verbale pasi ai nuk e ka parë sic duhet incidentin, por është sinjalizuar nga anësori.

Sipas “Sky Sport”, Bianconerët do të kërkojnë të apelojnë në bazë se Ronaldo u largua për sjellje të dhunshme, kur në të vërtetë nuk kishte sjellje të dhunshme.

Neni 56 shpjegon se Juventusi duhet të ankohet brenda 24 orëve me shkrim në bordin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës, duke paguar një shumë prej 1,000 eurosh e cila do të rimbursohej vetëm nëse pezullimi i Ronaldos largohet.