Karton i kuq për 28 sekonda (Video)

Mbrojtësi i PSV Eindhoven, Jetro Willems u përjashtua pas vetëm 28 sekondash lojë në ballafaqimin kundër Bredas në Eredivisie.

Sport

04/02/2015 17:26

Sinjalizimi për fillimin e ndeshjes, kalojnë 28 sekonda dhe një futbollist përjashtohet me karton të kuq.

Tingëllon e pabesueshme por kjo ndodhi në ndeshjen në kuadër të Eredivisie ku mbrojtësi i krahut i PSV Eindhoven, Jetro Willems u ndëshkua në duelin në udhëtim ndaj Bredas.

Për kartonin e kuq ai ia pa sherrin ndërhyrjes së ashpër ndaj Gill Swerts.