“Karta e fshehur” e Challandes për ndeshjen ndaj Maltës

Lirim Kastrati është lojtari kosovar më në formë aktualisht.

Sport

01/10/2018 20:18

Në 8 ndeshje, sulmuesi i NK Lokomotiva Zagreb ka regjistruar gjashtë gola.

Gjithashtu, Kastrati ka edhe dy asistime në llogarinë e tij.

Momentalisht, Lirimi është lider në tabelën e golashënuesve në kampionatin kroat.

Në anën tjetër, kemi Zhegrovën dhe Rashicën, të dy këta që po ngecin për të gëzuar minutazhën e kërkuar me skuadrat përkatëse.

Kësisoj, Lirim Kastrati mund të jetë “karta e fshehur” e selektorit të Kosovës.

Një formacion i mundshëm do të mund të gjente Kastratin në anën e majtë kurse Zenelin në krahun e djathtë ( pozicion në të cilin paraqitet tek Herenveen). /Lajmi.net/

Golat e Lirimit :