Karrotat, të mira për gratë shtatzëna dhe fëmijët

Të pish lëng karote gjatë shtatzënisë ose t’i hash ato të freskëta, do të thotë që organizmi i gruas të plotësojë nevojat që ka për karoten.

Lifestyle

09/03/2018 11:21

 

Kjo e fundit është e rëndësishme për ruajtjen në gjendje të mirë të shëndetit të gruas dhe zhvillimin normal të fetusit. Në këtë mënyrë ata që përfitojnë janë të dy, edhe nëna, edhe fëmija. Lëngu i karotës përthithet lehtë nga organizmi i gruas. Konsumimi i tij gjatë shtatzënisë, furnizon trupin me vitaminë A, e cila është e nevojshme për rritjen e indeve të fetusit.

Kalium, për një zemër të shëndetshme dhe pa kolesterol:

Lëngu i karotës apo karotat e freskëta i japin organizmit të femrës shumë kalium. Ju do të pyesni për çfarë bën mirë kaliumi?! Përgjigja është: ai bën shumë mirë në normalizimin e funksionit të zemrës, përmirësimin e qarkullimit të gjakut në tru. Kaliumi gjithashtu ndihmon në një funksion më të mirë të përçimeve nervore dhe parandalimin e dhimbje të muskujve. Kur trupi juaj nuk ka kalium, ju do të keni kolesterol të lartë, më shumë puçrra fytyrë dhe ndër të tjera dhimbje të muskujve. Kaliumi gjithashtu do të rregullojë nivelet e natriumit në gjak.

Karotat ju ndihmojnë për një lindje natyrale:

Duket disi e pabesueshme, por në fakt karotat luajnë një rol kyç në ndihmesën që japin në lindjet natyrale te fermat. Konsumimi i 2-3 karotave në ditë apo i një gote me lëng të freskët do t’ju ndihmojë që të bini disa kilogramë në peshë nëse keni një fetus të madh. Në këtë mënyrë edhe lindja natyrale, jo ajo cezariane bëhet më e lehtë. Nga ana tjetër karotat janë shumë të mira pasi ju plotësojnë me fibra dhe ndihmojnë punën e zorrëve.

Karota për gra shtatzëna me lëkurë të shkëlqyer:

Karotat i japin organizmit edhe vitaminë C, një vitaminë e domosdoshme për prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Kështu falë karotës gratë shtatzëna do të kenë një lëkurë plot shkëlqim dhe jetë.

Karotat miniere ari për fëmijët:

Fëmijët kanë nevojë për vakte të shëndetshme dhe të balancuara, të ushqimit në të cilat duhet të dominojnë frutat dhe perimet, ndër të tjera në menynë e tyre duhet të jenë patjetër dhe karotat. Nutricionistët dhe mjekët pediatër pohojnë se karotat për fëmijët janë si një minierë ari. Ato janë të pasura me lëndë ushqyese dhe vitamina të ndryshme. Sipas studiuesve betakaroteni në organizmin e fëmijëve shndërrohet menjëherë në vitaminë A. Në këtë mënyrë sytë e tyre do të kenë gjatë-gjithë jetës një aleat të mirë. Asnjë perime tjetër nuk mund të përmbajë aq shumë karoten sa karotat. Nutricionistët këshillojnë që karotat të konsumohen të freskëta ose në formën e lëngjeve nga fëmijët, pasi gjatë gatimit shumë prej elementëve të tyre shpërbëhen. Por, kjo gjë nuk duhet të kufizojë prindërit, nëse fëmijët nuk i konsumojnë të gjalla atëherë ata mund ta përdorin karotën në supat, rizotot, apo dhe kekun me karota që përgatisin.

Karotat janë në treg gjatë gjithë vitit, por ato janë më të shëndetshme nga muaji mars deri në muajin gusht.