Karrota ju mbron nga kanceri

Vlerat ushqyese të karrotës janë të shumta. Ajo luan një rol të rëndësishëm në sistemin tonë imunitar. Por sa prej jush e kanë ditur se karrota mund të ju mbrojë nga kanceri dhe të stimulojë punën e zorrëve?

Lifestyle

18/07/2014 19:28

Njëra ndër substancat më të rëndësishme që i ka karrota është felkarinoli. Felkarinoli është poliacetilen aktiv i karrotës dhe krahas përbërësve të tjerë dhe betakarotenit dhe pejëzave nuntritive stimulon traktin digjestiv.

Një copë karrote përmban shumë vitamina dhe kalori. Karrota ka 52 kalori dhe nuk ka kolesterol.

Përveç këtyre, ajo ka fuqi të luftojë dhe shkatërrojë qelizat kancerogjene te njerëzit. Ajo lufton ndaj kancerëve të ndryshëm, të tillë si kanceri i mushkërive, i lëkurës dhe i gojës.

Shoqërojini me burime yndyrore, për shembull, me pak vaj, arra apo djathë. Përse? Sepse karotinoidët janë të tretshëm në yndyrë. Karotinoidët kanë efekt mbrojtës ndaj kancerit sepse ushqimet që e përmbajnë ulin nivelin e dëmtimeve oksidative në ADN.

Karrota përmban acid pantothenik, mangan, fibra dietike, vitaminat (B6, K, C) dhe bakër.

Ajo ndihmon gjithashtu edhe në rritjen e njeriut dhe rekomandohet të konsumohet çdo ditë e gatuar ose e papërpunuar.