Karriera e Tottit përmes numrave

28 Maji 2017 do të mbahet mend në histori si data e lamtumirës së një prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit, Francesco Totti.

Sport

28/05/2017 23:45

Pas 25 vite qëndrim, Totti i ka dhënë fund epokës te Roma.

Më poshtë mund të lexoni disa statistika për karrierën e legjendës së Romës:

8827- Numri i ditëve që kanë kaluar nga debutimi i Tottit në moshën 16 vjeçare për Romën në ndeshjen ndaj Brescia.

786- Numri i ndeshjeve që Totti ka zhvilluar për Romën në të gjitha garat.

307- Numri i golave të shënuara.

250- Numri i golave të shënuara në Serie A, 25 më shumë se legjenda e Milanit, Gunnar Nordahl.

180- Numri i lojtarëve që janë pjesë e Serie A, e që nuk kanë qenë të lindur kur Totti ka debutuar për Romën.

38-  Totti në nëntor të vitit 2014 u bë futbollisti më i vjetër që shënon në Ligën e Kampionëve, në moshën 38 vjeçare.

32- Numri i golave të shënuara nga Totti në sezonin 2006/07. Vetëm në Serie A i kishte shënuar 26, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i Serie A.

23- Askush përveç Tottit nuk ka arritur të shënoi të paktën një herë në Serie A në 23 sezonet e fundit.

1- Numri i titujve të fituar nga Totti. Ai pati shënuar 13 gola për të ndihmuar Romën të fitojë Skudeton në sezonin 2000/01, duke përfunduar mbi Juventusin me dy pikë më shumë./Lajmi.net/