Karma “godet” Ramosin, shikoni si i ndërhynë Dier

Pjesa e parë e ndeshjes Spanjë – Angli ishte fenomenale. Asgjë nuk mungoi.

Sport

15/10/2018 21:46

Anglezët ishin larg më të mirë se të përzgjedhurit e Luis Enriques, duke e mbyllur pjesën e parë me tre gola epërsi, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave e hapi Sterling pasi pranoi një asistim nga Rashford, ky i fundit që realizoi edhe golin e dytë të takimit.

Afër fundit të pjesës së parë ishte përsëri Sterling që realizoi golin e tretë.

Por, interesante ishte ndërhyrja e Dier ndaj Ramos. Jemi mësuar gjithmonë të shohim kapitenin e Spanjës duke i flakur në tokë të tjerët por kësaj radhe ndodhi e kundërta. /Lajmi.net/

Shikoni pamjet: