“Karma” bëhet hit, ja sa klikime ka mbledhur (Video)

Flori Mumajesi dje solli projektin e përbashkët me Brunon, Klajdin dhe Dj Vicky.

ShowBiz

04/08/2017 21:13

Kënga mban titullin “Karma” dhe është këngë me ritme tipike verore, e realizuar në gjuhën spanjolle, shkruan lajmi.net.

Ashtu sikurse hiti botëror “Despacito” edhe “Karma” e Florit vjen me ritme të ngjashme, të cilat bënë që kënga të shndërrohet menjëherë në hit.

Në platformën Youtube, kënga tashmë ka kaluar shifrën prej gjysmë-milion klikimesh, për më pak se 24 orë nga lansimi dhe vazhdon të dëgjohet kudo. /Lajmi.net/

YouTube player