Karl Lagerfeld tashmë ka Kate Moss’in e re

Në një intervistë me The Sunday Times, kreatori i Chanel, Karl Lagerfeld është shprehur se ai ka admiruar fytyra të dy njerëzve gjatë gjithë kësaj kohe: Charlie Chaplin dhe Kate Moss. Tani, ai thotë se modelja shumë e kërkuar Cara Delevingne i ka të gjitha gjërat për t’u bërë Kate Moss e kësaj kohe. Ajo…

ShowBiz

10/03/2014 17:41

Në një intervistë me The Sunday Times, kreatori i Chanel, Karl Lagerfeld është shprehur se ai ka admiruar fytyra të dy njerëzve gjatë gjithë kësaj kohe: Charlie Chaplin dhe Kate Moss.

Tani, ai thotë se modelja shumë e kërkuar Cara Delevingne i ka të gjitha gjërat për t’u bërë Kate Moss e kësaj kohe. Ajo ka shprehjet faciale shumë të mira, të kombinuara mes Charlie Chaplin dhe Kate Moss.

‘Cara është karakter, është Charlie Chaplin e botës së modës. Vajzat e admirojnë atë siç e admironin Kate Moss’in, të gjitha duan të bëhen të lira si ajo’, ka thënë Karl për Sunday Times.

Ai poashtu ka folur edhe për Mbretëreshën Elizabetë të Anglisë, duke thënë se ajo është perfekte në çdo mënyrë.

‘Ajo po bën sjelljet e duhura të një mbretëreshe të kësaj kohe që po jetojmë. Nuk është e thënë të jetë ikonë e modës dhe të bëjë ndryshime, për këtë është Dukesha Kate, e cila është elegante në mënyrë klasike.’