Karius: Vetëm Ramos e di nëse goditja ndaj meje ishte e qëllimshme

Loris Karius është rikthyer të flas për finalen e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, ku ish skuadra e tij Liverpool u mund 3:1 nga Real Madrid.

Sport

24/09/2018 17:02

Portieri gjerman gjatë një interviste dhënë së fundi, ka folur për një moment kritik të asaj ndeshje, ku ishte goditur nga Sergio Ramos.

“Jo. Nuk mendoj se ai e ka numrin tim. Ai është lojtarë i ashpër, por nuk kam asgjë kundër tij”, është përgjigjur Karius në pyetjen nëse Ramos i ka kërkuar falje.

“Nuk e di nëse e bëri me qëllim, por nuk ka rëndësi kjo. Vetëm një person e di këtë, dhe ai është Sergio Ramos. Kur u rrëzova mendova me vete: ‘Çfarë po ndodh?’, shtoi ai.

Karius ishte bërë protagonisti kryesor i kësaj finale, duke marrë ballinat e gjitha medieve për gabimet e bëra, të cilat i kushtuan me humbje të finales skuadrës së Liverpoolit./Lajmi.net/