Karius i shkatërruar emocionalisht, shikoni çfarë thotë pas finales

“Nuk ndihem mirë. Isha unë ai që ia humba ndeshjen skuadrës time dhe ndihem keq për këtë gjë. I kërkoj falje të gjithëve, skuadrës, trajnerit, tifozëve. Gabimet e mia i kushtuan shumë rëndë skuadrës", u shpreh Karius.

Sport

27/05/2018 11:35

Loris Karius ka kërkuar falje për paraqitjen katastrofale në finalen ndaj Real Madridit.

Ai tha që tani duhet të gjejë forcat për të vazhduar përpara, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk ndihem mirë. Isha unë ai që ia humba ndeshjen skuadrës time dhe ndihem keq për këtë gjë. I kërkoj falje të gjithëve, skuadrës, trajnerit, tifozëve. Gabimet e mia i kushtuan shumë rëndë skuadrës”, u shpreh Karius.

“Nëse do të kisha mundësi do të kthehesha pas në kohë. Ndihem shumë keq, pasi e di që i lashë në baltë në këtyë finale, në këtë ndeshje të madhe. Por kjo është jeta e një portieri, tani duhet të gjej forcat për të ecur përpara”, shtoi ai. /Lajmi.net/

YouTube player