Karikaturisti i famshëm serb: Thaçi mposht Vuçiqin për Trepçën

Karikaturisti serb me renome botërore, Predrag Koraksiq “Corax”, fitues i çmimeve të ndryshme ndërkombëtare në mesin e të cilëve edhe ai i “Komandantit të Legjionit të Nderit” nga shteti francez, ka dalë me karikaturën e tij më të re, në të cilën shfaqet Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në cilësinë e minatorit, duke i thënë kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, i zhgënjyer dhe i dëshpëruar përtokë, “me fat!” pas miratimit të Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Fun

13/10/2016 11:34

Ligji për Trepçën e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigandin. /lajmi.net/