Kardiologët i shantazhojnë pacientët, ‘nuk dinë’ t’ua vendosin stendat në QKUK

Vetëm dy kardiologë në QKUK kanë shprehur gatishmëri që të marrin pjesë në vendosjen e stendave tek pacientët me infarktet akute.

Lajme

25/08/2014 11:15

Pjesa më e madhe e mjekëve të zemrës punojnë edhe në QKUK, edhe në spitale private të zemrës.

Përderisa në spitalet private bëjnë vendosjen e stendave te infarktet akute, të njëjtit mjekë në QKUK nuk janë të gatshëm profesionalisht që të vendosin stenda te ky lloj infarkti.

Kompetencat e kufizuara profesionale kanë bërë që Ministria e Shëndetësisë të japë miliona euro për spitalet private në mënyrë që pacientët të mos kërkojnë shërim jashtë vendi, shkruan sot Koha Ditore.

Qytetarët të cilët nuk përfitojnë nga asistenca sociale detyrohen të paguajnë rreth pesë mijë euro në spitalet private, nga 350 euro sa do të paguanin në QKUK.