Kardiokirurgji e standarteve ndërkombëtare, Spitali Amerikan shpëton jetë!

Pacientja Haxhire Rama 49 vjeç ( BMI 50 ) pas dhimbjeve të forta që kishte në gjoks është paraqitur në njërin nga spitalet në vend, ku i është bërë CT-Angiografi e Thoraxit si dhe i është lëshuar Diagnoza Disekcion tip B (çarje e Aortës nën A.subclavia majtas). ​

Lajme

21/09/2017 15:24

Më pas pacientja në fjalë është liruar për në shtëpi. Pas dy ditëve gjendja e saj është përkeqësuar akoma dhe më shumë, problemet e saj të theksuara ishin frymëzënia dhe dhimbjet në gjoks. ​

Është paraqitur në Spitalin Amerikan me një hemodinamik jo stabile. Pulsi i zemrës mbi 150/min dhe Tensionet nën 70/40 mmHg.

Në CT shihet që çarja e Aortës fillon në Aortën asendente duke vazhduar gjatë gjithë aortës deri në Arteriet femorale në të gjitha anët. Është vërejtur që kemi të bëjmë me Disekcion Tip A dhe me indikacion për futje urgjente në sallë. ​

Pacientja 49 vjeçare, urgjentisht është futur në sallë dhe i është bërë zëvendësim i Aortës ascendente me gjysmëhark (Hemiarch). Operacioni bëhet me Hipotermi të moderuar 28C dhe përfusion selektiv të kokës.

Pacientja Rama tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, madje ajo thotë se fal ekipit mjekësor të Kardiokirurgjisë së Spitalit Amerikan, ajo vazhdon të jetojë.

“Jam shumë mirënjohëse të gjithë mjekëve te Spitalit Amerikan, e në veçanti Dr. Fatos Kojqiqit dhe Dr.Besnik Kojcicit ku fal tyre unë po vazhdoj të jetojë. Kur kam ardhur në spital kam menduar që është dita ime e fundit sepse isha shumë keq, kisha probleme në frymëmarrje dhe probleme me zemrën. Tash jam shumë mirë dhe pas 2 ditëve do të dal nga spitali”, thotë pacientja 49 vjeçare Haxhire Rama ​

Operacioni ka kaluar me shumë sukses dhe pacientja është zgjuar menjëherë të nesërmen dhe aktualisht trajtohet në repartin mjekësor.​

Intervenimin e kanë realizuar Kardiokirurgët Dr.med. Fatos Kojqiqi, Dr.med. Besnik Kojcici si dhe ekipi mbështetës i sallës së bashku me anasteziologët. Sipas mjekëve pacientja Haxhire

Rama ka qenë me shumë fat në këtë rast, që ka mundur të mbërrijë herën e dytë në spital. Këto sëmundje kërkojnë ndërhyrje urgjente kirurgjike pasi rrezikshmëria e tyre pa operacion është 1% në orë.​

Kjo është pacientja e 19 që ka marrë trajtimin adekuat në Spitalin Amerikan me të tilla probleme kardiake./Lajmi.net/