Kardashianët kombinojnë veshjet me makinat e tyre

Përparësia e të qenit multimilioner do të thotë të kesh pothuajse për çdo rast një veturë.

ShowBiz

02/08/2018 08:41

Imagjinoni, aq shumë para saqë mund të koombinoni edhe veshjet e juaja me makinat, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

E pra, kjo është pikërisht ajo që motrat multimilionere Kardashian e bëjnë çdo ditë duke përputhur pamjen e tyre me veturat që vozisin.

Kylie Jenner, e cila është vetëm disa milje larg për tu bërë miliardere, është ajo që më së shumti i bën këto kombinime.

Nuk dihet se sa vetura i ka të parkuara ajo, por jo rregullisht tregon veturat e saj në Instagram.

Dhe Kylie, 20 vjeçe, është gjithmonë e kujdesshme duke u siguruar që rrobat e saj të jenë të kombinuara në mënyrë perfekte me veturën që vozit.

Motra e saj e madhe, Kim, 37, është e kujdesshme për t’u siguruar që rrobat e saj të funksionojnë mirë me udhëtimin e saj.

Motra e Kylie, Kendall, 22 vjeç, gjithashtu është parë teksa ka vepruar ngjashëm me veturat. /Lajmi.net/