Karateistja e Lewandowskit

Ylli i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski është një prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë. Mirëpo, ai mund të mos paraqet një kërcënim të tillë në shtëpinë e tij. Gruaja e tij, Anna  Stachurska, ka fituar titullin e kampiones së botës në karate në nivel ekipor. Në garën e zhvilluar në Pragë, Lewandowski publikoi një…

Sport

03/12/2013 15:02

Ylli i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski është një prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë.

Mirëpo, ai mund të mos paraqet një kërcënim të tillë në shtëpinë e tij. Gruaja e tij, Anna  Stachurska, ka fituar titullin e kampiones së botës në karate në nivel ekipor.

Në garën e zhvilluar në Pragë, Lewandowski publikoi një fotografi të gruas së tij në rrjetin social Twitter nën komentin: “Krenohem me ty”. Njësoj si ajo, edhe Lewandowski është në formë të mirë.

Ylli i Borussia Dortmundit është aktualisht golashënuesi më i mirë në Bundesligë me 11 gola, kurse gjendet në kuotën e pesë asistimeve. Për më tepër, ai është paraqitur pozitivisht edhe në Ligën e Kampionëve realizoi tre gola dhe po aq asistime.